Ligji për gjuhët, reagime të ndryshme politike

Ligji i cili mori dritë jeshile nga Qeveria e Maqedonisë që parashihet të miratohet në njëqinditëshin e parë të mandatit qeverisës, në opinion dhe te partitë politike ka ngjallur interpretime dhe reagime të ndryshme.

LEXO: Ligji për gjuhën shqipe nuk premton barazi mes shqipes dhe maqedonishtes, është vetëm avancim

Edhe pse Lidhja Social Demokrate e Maqedonisl pret që në çdo moment propozim ligji për gjuhën të arrijë në Kuvend që të njëjtin ta votojnë, dy partitë opozitare shqiptare shprehen të pakënaqura për këtë ligj.

“Propozim ligji për gjuhën është pjesë e pakos së ligjeve që presim të na vijnë në çdo moment nga qeveria. Sapo të mbërrijnë , sipas procedurës, kryeparlamentari do ti vë në rend dite, nuk ka dilemë rreth kësaj”, shprehet deputeti i LSDM-së, Tomisllav Tuntev.

Nga Lëvizja BESA në lidhje me ligjin e gjuhëve në Maqedoni thotë se shqiptarët edhe më tutje janë larg realizimit të aspiratave të tyre.

“Fatkeqësisht , as propozimi i fundit nuk e zyrtarizon gjuhën shqipe por vetëm bën një avancim të saj në institucione. Ajo që është evidente e nuk ka si të fshihet, është se edhe me këtë propozim  shqiptarët mbetën pa realizuar një nga aspiratat e tyre, që gjuha shqipe përfundimisht të jetë gjuhë zyrtare. Kjo do mbetet çështje e hapur”, shprehet deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli.

PDSH ligjin e vlerëson si një mashtrim të vjetër që qeveria mundohet ta shesë si ligj të ri.

“PDSH vlerëson se edhe ky propozim ligj, në asnjë rrethanë nuk barazon gjuhën shqipe me gjuhën maqedonase, përkundrazi vetëm sa e legjitimon diskriminimin gjuhësor ndaj shqiptarëve. Vetëm Ligji për realizimin e barazisë së gjuhëve dhe shkrimeve zyrtare në Republikën e Maqedonisë, që e propozon PDSH, zgjidh çështjen e zyrtarizimit të gjuhës shqipe”, thuhet në reagim .

Ende nuk dihet se kur do të vendoset pakoja e propozimeve në rend dite në kuvend. Kryeparlamentari Xhaferi thotë se nuk ka asnjë pengesë të thërrasë seancë për votimin e ligjit për gjuhët dhe do të respektojë edhe për këtë pako ligjesh, si për gjithçka tjetër, procedurat dhe rregulloren e parlamentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button