Era dhe Elvana nuk ndalen, mahnisin Rumaninë dhe Francën

Ylli ndërkombëtar Era Istrefi vazhdon të korrë sukseset e saj të njëpanjëshme në muzikë. Këngëtarja shqiptare ka performuar së fundmi në Rumani disa nga hitet e saj më të njohura, jo vetëm në Shqipëri e Kosovë por në gjithë botën, shkruan Class.

“Bon Bon”, kënga që e bëri të njohur Erën në gjithë botën është dëgjuar live nga ajo edhe në Rumani, në “UnTold Festival”.

Thank you #Romania??

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on


Nga ana tjetër një këngëtare gjithashtu e suksesshme, Elvana Gjata ka qenë e ftuar si pjesëmarrëse në festivalin e përvitshëm të radios franceze ‘NRJ Summer Tour’, ku nisi promovimin e hitit “Forever is over”.

Ajo ka startuar turin veror, duke e nisur nga Franca të cilët e kanë mirëpritur mjaft mirë performancën e 30-vjeçares.

“Kalova një ditë fantastike sot në Leucate, në intepretimin tim të parë të Forever is Over”,– shkruajti ajo në Instagram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button