Ndeshja e Superkupës së UEFA-s në Shkup, mbyllë bulevardet për qarkullim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se për shkak të zhvillimit të Superkupës së UEFA-s, e caktuar për më 8 gusht të 2017-s nga nesër, 7 gusht do të zhvillohet komunikacion i veçantë dhe regjim për këmbësoret në afërsi të stadiumit, njofton Portalb.mk.

Superkupa e UEFA-s do të mbahet më 8 gusht në stadiumin “Arena Tekelom” në Parkun e Qytetit në Shkup.

Duke filluar prej ora 8 të mëngjesit të ditës së nesërme deri në përfundim të ndeshjes më 9 gusht në rrugën “Amina treti” dhe “Jordan Haxhi Konstantinov-Xhini” do të lëvizin persona dhe automjete të cilat kanë akreditim të përshtatshëm nga organizatorët e ndeshjes UEFA.

Gjatë ditës së mbajtjes së garës, varësisht intensitetit të komunikacionit nuk përjashtohet mundësia e mbylljes së tërësishme të komunikacionit në bulevardin “Ilinden”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button