Struga nën petkun e Festivalit Ndërkombëtar “K’tu Fest” (VIDEO/FOTO)

Në qytetin e Strugës që nga katër gushti e deri më nëntë gusht mbahet edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar “K’tu Fest”, njofton Portalb.mk.

Dje në kuadër të këtij festivali është dhënë edhe shfaqja “Mbrapsht” në regji të Agon Myftarit me aktorët Adem Karaga, Dritëro Ame, Vjollca Bekteshi Hamiti, Ibrahim Xhemaili, Besfort Idrizi, Fisnik Zeqiri, Aida Elezi dhe Asdren Selimi.

Duke e pasur parasysh se qytetarë e Strugës kanë ndërmarrë aktivitetet për të shprehur pakënaqësitë ndaj neglizhencës institucionale për sa i përket deponisë në këtë pjesë, krahas ditës së parë edhe dje Festivali “K’tu Fest” u “vesh” me bluza të cilat mbanin mbishkrimin “#depOFFia Struga ’17”


Sot në kuadër të këtij festivali, me fillim prej ora 12 do të bëhet promovimi i librit “Mbrohu Nënë” me autor Sali Musai, prej orës 21.00 do të shfaqet Teatri i Durrësit “Aleksandër Moisiu” me koncertin recital të “Ah… moj Demokraci” të artistit të madh shqiptar, Mirush Kabashi kurse në fillim prej ora 23:00 për të pranishmit do të përkujdeset Nezafete Shala me repertor të përkryer të perlave muzikore shqiptare.

Më 8 gusht në fillim prej ora 11 është edhe edicioni për fëmijë “Junior K’tu Fest” në kuadër të së cilit Teatri i Kukullave në Tiranë do të zhvillojë shfaqjen “Kësulkuqja”.

Ky festival është një revistë e aktiviteteve kulturore artistike fillimisht të rajonit e më pas me perspektivë synojnë të shtrihen më gjerë. Gjithsesi ky festival ka karakter ndërkombëtar dhe vazhdon të jetë tradicional.

Image may contain: 4 people, people standing, beard and eyeglasses

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button