Ja pse Maqedonia duhet ta shfrytëzoje interesin e SHBA-së në Ballkan

SHBA po vazhdon të shfaq interes për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor që sa më shpejtë të anëtarësohen në NATO. Njohësit e këtyre -çështjeve thonë se ky është shans i mirë që duhet të shfrytëzohet nga Maqedonia që të integrohet në NATO dhe të fiton pikë drejt eurointegrimeve.

Ish ministri i punëve të jashtme Denko Maleski thotë për Portalb.mk se rritja e interesit të SHBA-së vjen si pasoj e rritjes së rivalitetit me Rusinë, dhe se Ballkani duhet të shfrytëzon këtë që të ecë drejt perëndimit.

“Tani ngelet që të tregojmë se çfarë dimë lidhur me reformat e brendshme demokratike. Ajo që duhet të tregojmë është se jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike”, thotë për Portalb, Maleski.

Megjithatë, edhe pas reformave të brendshme si pengesë për anëtarësim në NATO do të ngelet të jetë çështja e emrit me Greqinë. Kryeministri Zoran Zaev ka marrë premtim se SHBA do të ndihmojë “në momentin e duhur”, për tejkalimin e këtij problemi, dhe për këtë Maleski thotë se Maqedonia njëherë duhet të krijoj konsensus të brendshëm të nevojshëm për kompromis.

Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Euro-atlantik vlerëson për Portalb.mk se u krijua në fakt me ndihmën e faktorit ndërkombëtar kështu që kjo Qeveri është proaktive që me kryeministrin e vet dëshiron të krijon raporte të mira ndërfqinjësore dhe ndëretnike dhe këto janë parakushte shumë të rëndësishme që faktori ndërkombëtar edhe më tutje të mban interesimin rreth Maqedonisë.

“Duke pasur parasysh se Qeveria aktuale u krijua në fakt me ndihmën e faktorit ndërkombëtar kështu që kjo Qeveri është proaktive që me kryeministrin e vet dëshiron të krijon raporte të mira ndërfqinjësore dhe ndëretnike dhe këto janë parakushte shumë të rëndësishme që faktori ndërkombëtar edhe më tutje të mban interesimin rreth Maqedonisë për të ndihmuar që ajo të ecë në rrugën eurointegruese prandaj jo edhe rastësisht SHBA po edhe BE po tregojnë një interesim dhe përkrahje për vendin, sepse shumë vite është investuar në Maqedoni me anë të reformave të ndryshme dhe Maqedonia është përcaktuar sipas vullnetit të qytetarëve për tu integruar në BE. SHBA ka të dhëna të sakta që politika e jashtme ruse ka filluar të kërkojë dhe të gjejë marionetët e vetë në Maqedoni që të ndalon dhe pengon eurointerimin e saj, dhe kështu SHBA janë shumë decid se rusët nuk duhet të pengojnë vullnetin e qytetarëve të shteteve të Ballkanit perëndimor dhe Maqedonisë”, thotë për Portalb, Ramadani.

Ai shton se nëse vazhdojnë kështu marrëdhëniet e mira me fqinjët, së shpejti pritet edhe zgjidhja e çështjes së emrit.

“ Nëse kjo qeveri vazhdon më këtë politikë pozitive në marrëdhënie të mira më fqinjët dhe pritet ndihmë që Maqedonia të tejkalon të gjitha pengesat edhe atë me Greqinë, marrëveshja me Bullgarinë është pozitive pasi ajo do të jetë një lobiste e mirë për Maqedoninë”, thekson Ramadani.

Gjithashtu profesori universitar Mersel Bilalli pohon për Portalb.mk se interesi i SHBA-ve dhe NATO-s kohëve të fundit fokusohet edhe në Ballkanin perëndimor, kjo nga realiteti i zgjimit të tendencave ekspansioniste ruse në Evropë dhe botë.

“Fakt është se interesi i SHBA-ve dhe NATO-s kohëve të fundit fokusohet edhe në Ballkanin perëndimor, kjo nga realiteti i zgjimit të tendencave ekspansioniste ruse në Evropë dhe botë, e në këtë kuadër edhe ndaj Ballkanit perëndimor ku gjendet edhe Maqedonia. Strategjia më e re e NATO-s janë ndikimi në tri detëra, ai Balltik, deti i Zi dhe deti Mesdhe. Adriatiku në këtë mozaik është pik tejet e rëndësishme nevralgjike, pasi aty shtrihen apo janë afër vende  që lehtë prodhojnë konflikte dhe lehtë shndërrohen në diktatura. Këso ambienti është më i favorshëm për totalitarizmin rus ku gjenë partner. Andaj perëndimi do të bëjë çmos që këtë ta pengon, pasi një mundësim i dominimit rus në Ballkan prodhon domino efekt ne gjithë kontinentin dhe botën. Në këtë drejtim duhet trajtuar edhe forcimin e sankcioneve amerikane ndaj Rusisë, përkundër bindjeve personale të presidentit Tramp. Shpejtimi i antarsimit në Nato ështe rrjedhë logjike e një situate të tillë dhe Maqedonia duhet ta bëjë pjesën e punës së saj në këtë drejtim”, tha për Portalb, Bilalli.

Ai shtoi se  Marrëveshja me Bullgarinë është një hap i madh në këtë drejtim.

“Kështu, realisht Marrëveshja me Bullgarinë është një hap i madh në këtë drejtim. I rrezikshëm në hapa të shkurta, por shumë profitabil afatgjatë. Kjo njëhërit do ta sjellë për murri Greqinë e cila nuk do të mund t,i përballoj presionit të fuqishëm për të penguar antarsimin në Aliansë dhe procesin negocues në UE, me siguri me një zgjidhje në të ardhmen”, shtoi Bilalli.

Ndryshe, Nënpresidenti amerikan Majk Pens deklaroi se Republika e Maqedonisë mund të konsiderojë në mbështetje nga SHBA-ja dhe ka shprehur mbështetje ndaj politikave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe angazhimeve të saj për anëtarësim në NATO./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button