Albani dhe Miriami, 10 vjet më parë… shumë të rinj dhe po kaq të ëmbël

Vitet ikin shumë shpejt… Këtë e thonë më mirë se kushdo kujtimet. Vitet e para të Albanit dhe Miriamit, shumë pak i mbajnë mend, ndaj sa herë ata hapin arkivat dhe na sjellin momentet e tyre më të bukura, të gjithë jemi sy e veshë… kureshtarë për të mësuar më shumë nga momentet e tyre të lidhjes, e pse jo, edhe gati për të bërë krahasime, transmeton revista Class.

Arkivat, këtë herë i ka hapur Albani, i cili pak minuta më parë ka postuar një foto të para 10 vjetëve me Miriamin. Një kujtim i dhjetorit 2007, ndërsa janë të dy përqafuar, të ëmbël e të qeshur. Asokohe, Albani kishte prodhuar hitet e tij të para, ndërsa Miriami vazhdonte të bënte jetën mes Gjermanisë dhe Shqipërisë duke u tërhequr më shumë nga kjo e dyta – ku ishte edhe dashuria e saj…. Derisa marrëdhënia e tyre në shumë pak kohë u konsolidua dhe u bë një nga lidhjet më të dashura jo vetëm të fansave të tyre, por të të gjithë atyre që besojnë në dashurinë e vërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button