Haradinaj: Veseli është kandidati i vetëm për kryeparlamentar

“Sikur të kishte fituar VV-ja për një deputet më shumë se ne, unë do të pranoja nga ta kandidaturën për kryeparlamentar dhe për formimin e qeverisë”.

I nominuari nga PAN-i për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se PAN-i i ka fituar votat dhe është një dallim i madh i numrave mes të parit dhe të dytit dhe është e parakohshme të tentohet të formojë qeverinë Vetëvendosje, pa e provuar këtë së pari PAN-i.

Haradinaj në një intervistë për televizionin publik, ka thënë se ka qenë njeriu më i afërt i ish presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe është më se normale që vajza e tij, Teuta Rugova të votojë atë dhe është jo normale presioni nga LDK që bëhet ndaj saj.

Në lidhje me veprimin e VV-së dhe LDK-së për kryeparlamentarin, Haradinaj ka thënë se ka një realitet në Kosovë sa i përket kryeparlamentarit dhe këtë e propozon vetëm PAN-i, kurse bllokadën e ka quajtur tendencë.

“Nuk ka shumë alternativë, kjo është një tendencë që ta bllokojnë me kryeparlamentarin, pasi e dinë që qeveria Haradinaj do të formohet. Mos të mashtrojë VV për një qeveri pa PDK-në, sepse unë u jam ofruar atyre dhe shoqërisë civile me një ofertë të shkruar, por ata nuk e kanë dashtë, dhe kjo që po bënë VV është vetëm një mashtrim”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se Kadri Veseli është kandidat i vetëm për kryetar të Kuvendit, pasi është person serioz, ka përvojë, ka udhëheq Kuvendin për një mandat dhe ka mësuar shumë gjëra. Haradinaj ka thënë se oferta e tyre për qytetarët ka qenë e qartë që Haradinaj do të jetë kryeministër e Veseli kryeparlamentar dhe për këtë kanë votuar qytetarët.

“Sikur të kishte fituar VV-ja për një deputet më shumë se ne, unë do të pranoja nga ta kandidaturën për kryeparlamentar dhe për formimin e qeverisë”, ka thënë mes tjerash Haradinaj.

Duke mos dashur të tregojë se sa vota i ka, ai ka thënë se sa për t’ia nisur punës si kryeministër i ka votat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button