Fotot e mahnitshme, thesaret e Shqipërisë gjenden kudo

Nuk ka dyshim se çdo vit e më shumë, të huajt po mbeten të mahnitur nga Shqipëria.

Ky sezon turistik duket mjaft premtues.

Shumë media të huaja kanë shkruar për bukuritë e Shqipërisë.

“Një bregdet i egër, male ideale për të shëtitur, një trashëgimi mahnitëse historike dhe arkeologjike, kjo është “Toka e shqiponjave”, që zbulon pasurinë e saj”.

Kështu shkruan Marie-France Parra për la ‘Femme Actuelle’, duke u bërë media e radhës franceze që i thur lavde bukurive të Shqipërisë, që së fundmi po tërheq vëmendjen e gjithë Europës e më gjerë.

Kurse Elena Becatoros e Associated Press ka zgjedhur një mënyrë tjetër për t’i bërë reklamë Shqipërisë.

Ajo është zhytur në ujërat e kristalta për të zbuluar thesaret e mbetura në fund të detit.

“Nga ajo që kam parë deri më tani, nuk mund të kalosh pak metra i zhytur pa gjetur diçka që është e mahnitshme, mund të jetë diçka historike kulturore ose natyrore,” thotë Derek Smith, një ekologjist i njohur.

Agjencia Bregdetare e Shqipërisë po shqyrton mundësitë se si t’i bëjë këto atraksione sa më të vizitueshme, por edhe t’i mbrojë ato. /Lajmi.net/

      

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button