Aplikacioni për ‘selfie’ perfekt

Drita e duhur, pozicioni i fytyrës, shprehia, ambienti që është në sfond, distanca nga objektivi. Pra, të bësh një selfie perfekt pa filtra apo fotoshop, nuk është gjithmonë e lehtë, por tashmë ka një aplikacion për këtë.

Aplikacioni është krijuar nga Universiteti i Waterloo, falë një algoritmi të studiuar për të orientuar njerëzit drejt fotos më të mirë.

Arti i selfie perfekt mund të jetë shumë shpejt në telefonët e të gjithëve. Aplikacioni i krijuar nga studiuesit kanadez shfrytëzon algoritmin, një program, prandaj nuk është një filtër apo një mjet për të përmirësuar foton pasi e keni bërë, por një sistem në gjendje për ti dhënë këshilla përdoruesit para se të shkrepë foton. /Lajmi.net/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP