Vdes aktori i “Harry Potter”

Fatkeqësisht shumë aktorë të dashur për ne, të cilët na kanë shoqëruar në fëmijërinë tonë po shuhen dalëngadalë.

Ditën e djeshme është ndarë nga kjo jetë në moshën 91- vjeçare Robert Hardy, ylli i “Harry Potter” dhe “ylli i serialit televiziv All Creatures Great and Small”.

Lajmin e trishtë e ka dhënë familja e tij nëpërmjet një deklarate për shtyp. “Me shumë trishtim ju njoftojmë se është ndarë nga jeta Robert Hardy, me një karrierë të jashtëzakonshme në teatër, televizion, prej më shumë se 70 vitesh”, shkruhet në deklaratë.

Hardy nisi karrierën e tij në vitin 1959. Ai ka luajtur personazhe të figurave të rëndësishme politike si Franklin D. Roosevelt dhe Winston Churchill, madje ai ka fituar dhe një BAFTA për performancën e tij në rolin e liderit britanik Churchill.

E ndërsa brezi i sotëm do ta mbajë mend si “Cornelius Fudge”, ministër i magjisë në filmat Harry Potter.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP