Justin Bieber anulon turnin, do t’i dedikohet më shumë fesë
Në një postim në Instagram, ylli kanadez iu ka kërkuar falje fansave të tij për anulimin e 14 datave të turit të tij.
Në postin e tij ai ka falënderuar fansat dhe të gjithë miqtë e tij që i kanë qëndruar pranë edhe në kohërat më të vështira për të, dhe ka thënë se nëse nuk do të kishte përkrahjen e tyre deri më sot, nuk do të ishte ai që është, shkruan koha.net.
Ai ka thënë se nuk është perfekt dhe pavarësisht gabimeve që i ka bërë në të kaluarën, tanimë ka vendosur që t’i ri dedikohet Jezusit dhe se kjo do t’i ndihmojë më problemet e tij aktuale.