Neymar arrin në PSG për “sfidën e tij të re”

Superylli brazilian i futbollit Neymar da Silva Santos Junior arriti në Paris të premten për t’u bashkuar me klubin e tij të ri Paris Saint-Germain (PSG), raporton Anadolu Agency (AA).

PSG njoftoi të enjten se sulmuesi brazilian ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin francez.

Pas përfundimit të transferimit të tij në PSG nga Barcelona, ​​Neymar tani është lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Klauzola e lirimit të tij (222 milionë euro) ishte me vlerë më shumë se dyfishi i paguar për mesfushorin francez, Paul Pogba, i cili u transferua nga Juventusi te Manchester United verën e kaluar.

Duke folur në një konferencë për media në stadiumin Parc des Princes në Paris, presidenti i PSG-së Nasser al-Khelaifi e mirëpriti lojtarin në “shtëpinë e tij të re” dhe tha se për të, Neymar është “lojtari më i mirë në botë”.

“Neymar është idol i gjithë botës”, tha al-Khelaifi.

“Ai ka sjellë shumë gjëra pozitive tashmë. Tifozët tanë gjithmonë kanë ëndërruar ta kenë Neymarin, dhe sot ai është këtu. Liga franceze e futbollit po bëhet më konkurruese dhe Neymar ka nënshkruar për të fituar të gjitha trofetë që mundemi. Ne mund t’i fitojmë të gjitha trofet që mundemi. Faleminderit Neymar që erdhe në PSG, faleminderit familjes dhe stafit tënd, dhe stafit tim që ka punuar me të vërtetë shumë në këtë transfer”, shtoi ai.

“Sfidë e re”

Neymar falënderoi al-Khelaifin për “sfidën e re në PSG, në këtë qytet të mrekullueshëm”.

“Unë me të vërtetë nuk mund ta përshkruaj atë që ndjej në zemrën time. Jam shumë i lumtur që po filloj dhe të arrij atë që dua të arrij”, tha ai.

“Dua një sfidë më të madhe, dhe zemra ime e mori këtë vendim, ndërsa unë e ndoqa zemrën time. Dua ta ndihmoj këtë klub të ketë sukses dhe të fitojë trofe”, shtoi ai.

Neymar tha se ishte “vendimi më i vështirë” i jetës së tij ta braktisë Barcelonën për t’u bashkuar me PSG-në.

Mesfushori i PSG-së Javier Pastore i ka dorëzuar numrin 10 Neymarit në “shenjë mikpritjeje”.

Mijëra tifozë të PSG-së kanë qëndruar në radhë që nga orët e hershme të mëngjesit përballë dyqaneve të klubit në Paris për të blerë fanellën e lojtarit.

“Neymar Jr është angazhuar tashmë në klubin e kryeqytetit francez deri më 30 qershor 2022”, njoftoi PSG në një deklaratë të enjten.

“Në moshën 25 vjeç, ai tashmë është përzgjedhur për ekipin kombëtar brazilian 77 herë, duke shënuar 52 gola”, shtoi klubi.

“Si kapiten i ekipit kombëtar, Neymar është shfaqur si udhëheqës i një ekipi që synon të fitojë Kupën e Botës së gjashtë në vitin 2018. Duke veshur fanellën e Brazilit, Neymar Jr e ka çuar vendin e tij në titullin e parë olimpik në Rio në vitin 2016”, thuhet në deklaratë.

Deklarata gjithashtu citoi Neymarin të ketë thënë: “Unë jam jashtëzakonisht i lumtur që i bashkangjitem PSG-së”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button