“Ballisti nuk do ekstradohet”, Bushati: Besim se Kroacia do japë zgjidhje

Qeveria shqiptare është e angazhuar në zgjidhjen e çështjes së Ismail Morinës dhe shpreson që dhe pala kroate të marr parasysh precedentin e Italisë.

Ka një precedent që është precedenti italian. Sepse Serbia ka kërkuar ekstradimin edhe nga autoritetet italiane, çka është refuzuar. Ne besojmë se Krocaia do të duhet të ndiqte këtë precedent”, u shpreh Bushati.

Për Ministrin Bushati, pas takimit të dy kryeministrave në Podgoricë, duket se dhe pala kroate ka kuptuar rrezikshmërinë që i kanoset Ballist Morinës në Serbi.

“Për ne ka qenë shqetësim që në ditën e parë, duke ditur historinë fatkeqe që shkakton ngjarja e Beogradit dhe përshkallëzimi i marrëdhënieve Serbi-Shqipëri. Ndaj besojmë se edhe nga komunikimi me palën kroate kanë një qartësi dhe ndërgjegjësim përsa i përket konsekuencave që do të kishte një vendim jo i logjikshëm përsa i përket rastit në fjalë”, u shpreh Bushati.

E në fund, Bushati ka dhënë dhe një koment mbi marrëdhëniet Shqipëri-Serbi.

Jemi në një tryezë shahu, ku secila prej palëve bën lëvizjet që mendon se janë më dobiprurëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button