Gjykata e Apelit: Bisedat e përgjuara për shuplakat e porositura nga Gruevskit do të vlejnë si dëshmi

Dëshmitë nga materialet e përgjuara për shuplakat e porositura nga ish kryeministri Nikolla Gruevski për kryetarin e Komunës Qendër, Andrej Zhernovski dhe për dhunën në Komunën Qendër në vitin 2013, do të vlejnë si dëshmi në procesin gjyqësor që udhëhiqet nga Gruevski dhe 13 të akuzuar të tjerë në Gjykatën Themelore Shkupi 1, njofton Portalb.mk.

Këto dëshmi i ka propozuar prokurorja e Prokurorisë Speciale, Fatime Fetai, por gjykatësja Tatjana Mihajllova nuk i ka pranuar. Ajo vendosi që dëshmitë nga përgjimet në të cilat dëgjohet se si Gruevski thotë se njëri nga anëtarët e partisë së tij “të hyjë dhe t’ia japë 3-4 shuplaka të forta”, të mos i pranojë.

Ndaj kësaj prokurorja speciale, Katica Janeva, ka dorëzuar ankesë deri te Gjykata e Apelit, ka sjell vendim sot.

“Gjykata e Apelit në Shkup më 04.08.2017, ka sjell vendim me të cilën e pranon ankesën e Prokurorisë Speciale dhe e shfuqizon vendimin e miratuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1, me të cilën dëshmitë materiale të lëndës janë larguar duke mos i pranuar si dëshmi për lëndën lidhur me ngjarjet në Komunën Qendër”, thekson Gjykata e Apelit.

Në fund, Gjykata e Apelit përfundon se “me këtë vendim dëshmitë e siguruara nga bisedat e përgjuara mund të shfrytëzohen si dëshmi materiale në procedurën penale”.

Ndryshe të akuzuar për rastin “Shuplakat” janë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja, Daniella Rangellove dhe dhjetëra persona tjerë.

Më poshtë mund ta dëgjoni bisedën e përgjuar:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button