Shkëndija me Milanin, Vardari me Fenerbahçen

Sot pasdite është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti i ndeshjeve “Play-Off” të Ligës së Evropës, ndërsa skuadra tetovare, Shkëndija kishte fatin që për kundërshtarë të ketë një nga skuadrat më me trofe në Evropë, Milanin italian.

Skuadra kuqezi nga Tetova në këtë fazë ndeshjen e parë do ta luaj me 17 gusht në Shkup, ndërsa ajo e kthimit luhet me 24 gusht në “San Siro”.

Ndërkohë kampioni i Maqedonisë, Vardari që vazhdon gjithashtu garat në fazën e “Play-Off”-it, për kundërshtarë ka marrë gjigantin turk, ekipin e Fenerbahçes. Edhe Vardari ndeshjen e parë do ta luajë si nikoqire, ndërsa atë kthyese në Stamboll. Por ende nuk dihet se si do të bëhet me orarin e ndeshjeve, pasi edhe Shkëndija edhe Vardari këto ndeshje do ti luajnë në stadiumin e qytetit të Shkupit, “Arena Filipi II”. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button