Mustafa fajëson PAN-in për mos themelim të institucioneve dhe për rrëzim të Qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka polemizuar, pa ia përmendur emrin, me koalicionin PAN, duke e bërë atë përgjegjës për mos themelimin e institucioneve dhe për rrëzimin e Qeverisë së tij, transmeton Koha.net.

Mustafa, duke shkruar për këtë në Facebook, ka shtuar se LAA-ja e sheh ndryshe Kosovës dhe jo në qeverisje me PAN-in,

Ky është postim i Isa Mustafës në Facebook:

Përgjegjësit për të themeluar institucionet e kanë adresën e tyre. Janë ata që organizuan dhe ekzekutuan mosbesimin ndaj Qeverisë. Nuk kanë nevojë të vonohen, as të kërkojnë orë e ditë shtesë, sepse lidershipi nuk krijohet për një ditë.
Kushte nuk ka. Shfrytëzoni të drejtën që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese, por jo pa kufi. Krijoni kushte të themelohen institucionet e vendit dhe mos e mbani vendin peng.
LDK dhe partnerët e koalicionit, AKR dhe Alternativa, e shohin Kosovën ndryshe.
Jo me ju në qeverisje.
Ne kemi dije dhe jemi të përgjegjshëm që këtij vendi t’ia ofrojmë zgjidhjen më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP