Tusk: Ardhmëria evropiane e Polonisë është e pasigurt

Kryetari i Këshillit të Evropës Donald Tusk, mbrëmë deklaroi se ardhmëria evropiane e Polonisë është e pasigurt.

“Ardhmëria evropiane e Polonisë sot është në pikëpyetje. I kuptoj ndjenjat e polakëve, të cilët druajnë për gjykatat dhe për të ardhmen e vendit në Bashkimin Evropian”, theksoi Tusk, i cili është ish-kryeministër i Polonisë.

Qeveria e Tusk dhe partia centriste “Platforma qytetare” ishte në pushtet tetë vite, ndërsa në vitin 2015 u ndërrua nga partia konservatore populiste E drejta dhe drejtësia, e kryesuar nga Jarosllav Kaçinski, vëllai binjak i presidentit të ndjerë Leh. Ai angazhohet për vendosjen e reformave radikale.

Një pjesë e polakëve vlerësojnë se sistemi gjyqësor është korruptuar dhe ngjason me atë nga epoka komunikste, ndërsa të tjerët mendojnë se reformat e “E drejta dhe drejtësia” janë tentim për forcimin e pushtetit, me të cilët prishen normat demokratike.

“Ka shumë çështje për të cilat procedurat e Qeverisë polake duken shumë kontradiktore nga pikëpamja e BE-së, ndërsa ndonjëherë duke e përfshirë edhe Budapestin”, theksoi Tusk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button