Të shoh

Bëj të flej,
të shoh
Më zë gjumi,
të shoh
Zgjohem,
të shoh
Koha e mbetur,
të shoh

Nga mendja
s’të heq dot
Nga shpirti
s’të flak dot
Dhe zemrën
se mbys dot

Por vuaj
që ti hesht
Dhe çmendem
në e sheh
Në mua
je gjithkund
E ti s’je
Askund!

Poezi nga Naim Iljazi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button