Shkëndija përsëri në “Play-Off” të Ligës së Evropës

Skuadra tetovare, Shkëndija për herë të dytë është kualifikuar në “Play-Off” të Ligës së Evropës. “Kuqezinjtë” në rrethin e tretë kualifikues arritën ta eliminojnë Trakain, i cili kishte epërsi prej 2:1 nga ndeshja e parë e zhvilluar para një jave në Lituani.

Shkëndija përmbysi disavantazhin me fitore prej 3:0, e cila u mjaftoi për të shkuar në xhiron e fundit kualifikuese. Në këtë mënyrë, skuadra e Shkëndijës e udhëhequr nga trajneri Qatip Osmani, vazhdon t’i mbajnë gjallë shpresat për pjesëmarrje në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Shkëndija e nisi ndeshjen me sulme të shpeshta, të cilat sollën golin e parë në minutën e 29-të, me autor Besart Ibraimin.
Golin e dytë e solli kapiteni dhe ikona e kuqezinjve, Ferhan Hasani. Ishte pikërisht Hasani ai i cili e shënoi edhe golin e tretë për Shkëndijën në minutën e 87-të. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button