Pas DEASH-it, ja cili mund të jetë kërcënim më i madh në botë

Rreziku më i madh në botë është organizata terroriste DEASH, ndërsa në vendin e dytë janë ndryshimet klimatike, tregon sondazhi i Qendrës “Pew” nga Uashingtoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Sondazhi, që prek sigurinë ndërkombëtare, është zhvilluar në 38 vende të botës, ndërsa kanë marrë pjesë rreth 42.000 persona.

Në mesin e tetë mundësive, qytetarët si kërcënim më të madh në botë e kanë veçuar DEASH-in. Nga 38 vende, që kanë marrë pjesë në studimin, 18 prej tyre, kryesisht të anketuar nga vendet amerikane, por edhe Evropës, Lindjes së Afërt dhe Azisë e shohin DEASH-in si rrezikun më të madh në botë.

Të anketuarit e 13 vendeve tjera, kryesisht të Amerikës Latine dhe atyre afrikane ndryshimet klimatike i shohin si kërcënimin më të madh.

Në vendin e tretë gjenden sulmet kibernetike, por edhe gjendja e ekonomisë globale. Në mesin e kërcënimeve më të madhe është edhe kriza migratore, ndikimi i SHBA-ve, Rusisë dhe Kinës.

Amerikanët e anketuar, 74 për qind prej tyre, fillimisht e konsiderojnë DEASH-in si kërcënimin më të madh në botë, më pas sulmet kibernetike nga vendet tjera, por edhe ndryshimet klimatike.

DEASH-in e konsiderojnë si kërcënimin më të madh edhe 97 për qind e libanezëve, 88 për qind e spanjollëve, 85 për qind e italianëve, 77 për qind e gjermanëve, 70 për qind e britanikëve, 67 për qind e holandezëve dhe 63 për qind e izraelitëve.

Nga 38 vende që kanë marrë pjesë në anketë vetëm Hungaria i sheh migrantët si kërcënimin më të madh.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button