Lika-Romeo: Marrëveshja e Ohrit duhet të ekzistojë deri sa të gjejë implementimin e vet

Zëvendëskryeministri  i Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, Hazbi Lika, sot realizoi takim me ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Karlo Romeo.

Në aspekt të aspiratave të Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe shtetit tonë, në këtë takim theks të veçantë iu kushtua reformave qeveritare dhe shtyllave që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit.  Zëvendëskryeministri Lika shprehu se vullneti pozitiv që mbizotëron në këtë koalicionim qeveritar dhe marrëveshjet për harmonizim të qëndrimeve të ndërsjellta, duhet të shfrytëzohen me përqëndrim të madh për të formuar një shoqëri të shëndoshë multietnike dhe ngritje të standardeve të jetesës në Republikën e Maqedonisë.  Paralelisht ata konstatuan se Marrëveshja e Ohrit duhet të ekzistojë deri sa të gjejë implementimin e vet.

Лика - Ромео 1

Ndërkaq, bashkëbiseduesit këmbyen pikpamje rreth procesit të miratimit të ligjit të gjuhës shqipe. Zëvendëskryeministri Lika theksoi se ka patur përqëndrim të madh që ky ligj dhe atë që përmban në vete të jetë në harmonizim me Kushtetutën e RM-së, për të evituar kundërshtime të mundshme në procesin e miratimit të tij. Ligji i gjuhës është në të mirën e qytetarëve dhe miratimi i tij do të kontribojë në përparim të shoqërisë, shtoi  Lika.

Së fundmi, bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri për mbështetje të pakursyer për të forcuar lidhjet  dhe marrëveshjet e ndërsjella miqësore midis dy shteteve, me çka do të përshpejtohet ritmi i reformave në rrugën drejt antarësimit në strukturat euroatlantike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button