Gashi akuzon se LSDM dhe BDI duan t’i shtyjnë zgjedhjet lokale

“Mosmiratimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve është arsye që mund ta shfrytëzojë shumica parlamentare për anulimin e zgjedhjeve lokale për më 15 tetor”, vlerëson deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, njofton Portalb.mk.

“LSDM nuk do që të sjell ligj për gjuhët pasi që ndikon në rejtingun e saj, ndërkaq BDI nëse nuk shkon në zgjedhje pa ligjin e gjuhëve do të përjetojë fiasko në zgjedhjet lokale”, tha Gashi në konferencë për shtyp.

Nga Lëvizja BESA shpresojnë se nuk pritet që në afatin përfundimtar më 6 gusht që të shpallen zgjedhjet lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button