Dita e dytë e ribalancit në Kuvend, Tevdovski: Do të zvogëlohen shpenzimet joproduktive

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e vazhdoi debatin për ribalancin e Buxhetit.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski pardje para deputetëve i elaboroi ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017. Tha se qëllimi bazik është zvogëlimi i shpenzimeve joproduktive dhe sigurimi i hapësirës për masat të cilat do të thonë përforcim i kohezionit social midis qytetarëve dhe mbështetje të ndërmarrjeve vendore.

Ribalanci bazohet në projeksionin e rritjes së BPV-së prej 2,2 për qind, deficiti buxhetor është projektuar në 18,57 miliardë denarë, të ardhurat e përgjithshme janë reviduar për 1,5 për qind teposhtë, gjegjësisht për 2,87 miliardë denarë, ndërsa kontributet sociale në pajtim me realizimin priten që deri në fund të vitit të kenë rritje të lehtë në lidhje me të buxhetuarit në mënyrë iniciale. Shpenzimet, madje, të dedikuara për mallra dhe shërbime janë shkurtuar për rreth dy miliardë denarë në lidhje me projeksionin inicial me Buxhetin, ndërsa shërbimet e dakorduara janë zvogëluar për madje 902 miliona denarë.

Shpenzimet kapitale janë reviduar në 23,4 miliardë denarë për shkak të nivelit të ulët të realizimit në gjashtë muajt e parë të vitit (8,7 miliardë denarë). Është kryer zvogëlim i mjeteve tek projektet kapitale të cilët kanë dinamikë të ngadalësuar të realizimit të aktiviteteve në gjysmën e parë të vitit.

Me ribalancin, shpenzimet rrugore të Qeverisë dhe institucioneve shkurtohen për 122 milionë denarë, ndërsa shpenzimet tjera rrjedhëse (përfaqësitë, promocionet ekonomike, reklamimet) për 257 milionë denarë. Janë siguruar mjete për subvencionimin e pagës minimale, e cila sipas projeksioneve duhet të rritet në 12.000 denarë, për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të investimeve vendore grinfild, të turizmit vendor, ndërsa ka para edhe për sigurim material të punëtorëve të firmave të falimentuara.

Opozita e kualifikon ndryshimin e arkës së shtetit si jo të zhvilluar dhe joproduktive.

Debati kuvendor për ribalancin e Buxhetit mund të zgjasë pesë ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button