Shfuqizohet obligimi i qytetarëve për dorëzim të paraqitjeve tatimore vjetore në DAP

Nga viti i ardhshëm qytetarët do të lirohen nga obligimi që vetë t’i dorëzojnë paraqitjet vjetore tatimore te sportelet e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP). Qeveria në vendim e ka ndryshuar edhe mënyrën e llogaritjes së personalit dhe për dorëzimin e paraqitjes, njofton Portalb.mk.

Sipas shkrimeve të tyre, DAP do të ketë obligim që t’i mbledh të gjitha të dhënat për të ardhurat e zhvilluara të personit fizik dhe në formë elektronike t’i paraqesë ato për shqyrtim në shtim të diçkaje apo korrigjim.

Çdo qytetar do të ketë fjalëkalim përmes të cilit do të mund të hyjë në paraqitjen e dorëzuar në DAP dhe të bëjë kontroll të të dhënave të veta. Nëse e vëren se mungon diçka ai vetë do të mund t’i shtojë.

Vlerësohet se paraqitje tatimore vjetore dorëzojnë mbi 300 mijë qytetarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button