Dy të vdekur kur një aeroplan i vogël detyrimisht ka ateruar në një plazh në Portugali

Dy persona e kanë humbur jetën kur një aeroplan i vogël me dy udhëtarë detyrimisht ka ateruar në një plazh në afërsi të Lisbonës, kumtoi policia portugeze.

Viktimat janë një burrë 56 vjeçar dhe një vajzë tetë vjeçare, të cilët ishin midis njerëzve të cilët po laheshin dhe rreziteshin në plazh në vendin Kaparika, rreth 35 kilometra në jug të kryeqytetit portugez.

Plazhi me rërë ishte i mbushur me njerëz për shkak të motit të ngrohtë dhe me diell, kur piloti i aeroplanit të vogël për shkak të problemeve teknike e ka orientuar fluturaken drejt plazhit të gjerë.

Kur njerëzit e kanë vërejtur se aeroplani po afrohej ishte shkaktuar panik.

Gjatë aterimit në rërë, krahu i majtë i aeroplanit është thyer, por piloti dhe udhëtari i tij kanë mbetur të palënduar.

Ka intervenuar policia e cila e ka arrestuar pilotin.

Tani për tani nuk është e qartë si kanë pësuar dy viktimat, por mediat lokale lajmërojnë për zemërimin e madh tek banorët e vendit dhe veçanërisht të atyre në plazh për sjelljen e pilotit i cili duke e shpëtuar veten, i ka vënë në rrezik qindra njerëz.

Në kumtesë, policia hedh poshtë çdo mundësi se incidenti paraqet sulm terrorist. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button