Nimic: Frika e grekëve për irredentizëm te maqedonasit nuk është e shpikur

BBC publikoi storje për diplomatin Metju Nimic i cili më shumë se dy dekada u është përkushtuar bisedimeve për dallimet rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, duke qenë më shumë i përkushtuar rreth personalitetit dhe përvojës së tij, por nuk mbetet qëndrim dhe as parashikim i tij për zgjidhje të mundshme të emrit, njofton Portalb.mk.

Ajo që më tepër befason nga Nimici është shpjegimi i tij për frikën e Greqisë nga irredentizmi dhe pretendimet territoriale te maqedonasit që sipas tij nuk është e shpikur.

“Në tre gjeneratat e fundit ky lloj i kërcënimeve ka qenë i vërtetë në vend. Ajo ndienjë që gjithmonë jemi të rrethuar. Në Ballkan çdo vend ka histori të ndarjes ose luftë me fqiun në periudhë të caktuar”, tha Nimic për BBC.

Ai një herë para senatit amerikan e ka shpjeguar problemin dhe me atë i ka pyetur si do të ndjeheshin nëse Meksika e ndërron emrin e Republikës së Meksikë ose Taksas dhe publikoi harta historike me të cilat implikoi se e posedon e gjithë jugperëndimorja e SHBA-së.

Ndryshe, Nimic i cili me dekada e ndjek problemin duhet që deri tani të jetë i njohur se tregimi për hartën historike madje të Ballkanit nuk është paraqitje unikate për maqedonasit dhe asnjë kërcenim real për kthimin e territoreve të vjetra.

Nimic shton edhe se i kupton maqedonasit për shkak konfirmimeve se ata kanë ardhur në shekullin e 9-të dhe se duhet të thirrem së paku “Maqedonia e re”, kjo shumë i prek sepse duan të ndjehen si trashëgimtar si të gjithë të tjerët.

Diplomati Nimic parashikon dhe se do të ketë zgjidhje të shpejtë për kontekstin e emrit me ardhjen e Qeverisë së re të udhëhequr nga Zoran Zaev e cila një dekadë fut optimizëm për anëtarësim në BE dhe NATO.

Gjithashtu tha se lëndë e bisedimeve është edhe emri formal për marrëdhënie diplomatike, e jo vetëm identiteti i maqedonasve të cilët kanë të drejtë të vetë identifikimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button