Kopenhageni shumë i fortë për Vardarin

Përfundon ëndrra evropiane e kampionëve të Maqedonisë, vardarit në kuadër të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve, pas disfatës 4:1.
Kampioni i Danimarkës, skuadra e Kopenhagenit eliminoi Vardarin në rrugën deri te garat e play-off-it në Ligën e Kampionëve edhe pse shkupjanët ishin në prag të kualifikimit deri në minutën e 75-të, kur kishin edhe një futbollist më shumë në terren.

Nikoqirët edhe pse numerikisht më pak, nuk lejuan befasi dhe me 2 gola erdhën te fitorja bindëse.
Fillimisht Jan Gregush anuloi disavantazhin 0:1 nga sfida në Shkup, ndërsa Boban Nikollov shënoi golin e barazimit në minutën e 19-të. Gëzimi zgjati shumë pak kur Bargesian shënoi autogol për 1:2.

Në 15 minuta para përfundimit të ndeshjes, Santander shënoi për 3:1, ndërsa Sotiriu nga pika e bardhë vulosi fatin e Vardarit duke i humbur të gjitha shanset për rikthim.
Skuadra e Kopenhagës vazhdon në play-off-it të Ligës së Kampionëve, ndërsa Vardari vazhdon tani garat e play-off-it, në Ligën e Evropës. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button