Dyfishohet numri i femrave, të cilat vuajnë nga taket e larta

Rastet e dhimbjes së fortë në mes të gishtave të këmbëve, e quajtur nevroma e Mortonit, ose neuralgjia interdigjitale, është rritur në mesin e femrave prej 40-69 vjeçare për 115 për qind që nga viti 2004, sipas të dhënave të qendrës britanike të informimit rreth shëndetit dhe shërbimeve sociale.

Femrat janë dhjetë herë më të ndjeshme ndaj këtij problemi sesa meshkujt, sepse besohet se atë e shkaktojnë shumë vjet të shfrytëzimit të këpucëve me take të larta apo të këpucëve joadekuate, transmeton koha.net.

Nevroma e Mortonit e prekë nervin në mes të gishtave të këmbëve, zhvillohet indi fijor i cili e shtyp nervin dhe shkakton dhimbje. Personat që e kanë këtë gjendje e përshkruajnë atë si një varg të ndjenjave të pakëndshme nga ndjesia e të pasurit një gur të vogël në këpucë, e deri tek dhimbja e krahasueshme me ecjen nëpër zhileta.

Ortopedi dhe studiuesi Andrew Craig nga spitali në Bedford thotë se i ka studiuar 40 pacientë dhe se më shumë se gjysma duhej t’i nënshtroheshin operacionit.

“Nevroma e Mortonit është një fenomen historikisht i dokumentuar mirë, por i shpjeguar dobët të cilit mund t’i qasemi në disa mënyra. Prej kohësh e dimë se kryesisht e pësojnë femrat në moshën e mesme, ndërsa spekulohet se shkaku janë taket e larta dhe këpucët e ngushta dhe të panatyrshme, pa marrë parasysh se sa të bukura duken ato”, tha ai.

Përveç operacionit, çrregullimi mund të trajtohet me shtresa të veçanta dhe injeksione steroide. Përmes operacionit herët apo vonë hiqet i gjithë nervi i shtypur, dhe pacienti nuk ka më ndjesi në mes të gishtave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button