Zaev-Pens: Maqedonia mund të konsiderojë në SHBA për proceset reformuese dhe hyrjen në NATO

Nënpresidenti amerikan Majk Pens deklaroi se Republika e Maqedonisë mund të konsiderojë në mbështetje nga SHBA-ja dhe ka shprehur mbështetje ndaj politikave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe angazhimeve të saj për anëtarësim në NATO, informoi pres-shërbimi qeveritar i Qeverisë së RM-së për takimin e sotëm dypalëshe të Zaevit dhe Pensit në Podgoricë ku pasdite përfundoi Samiti i vendeve të Kartës së Adriatikut, transmeton MIA.

“Qëndrimi i presidentit të SHBA-së, Donald Tramp është se SHBA-ja qëndron prapa Republikës së Maqedonisë dhe prapa rajonit në përcaktimet për integrimet në NATO”, ka theksuar nënpresidenti Pens, i cili është interesuar për realizimin e Planit 3-6-9 dhe ka theksuar se është me rëndësi të madhe që të sigurohet sundimi i të drejtës në Maqedoni.

Siç  informoi pres-shërbimi qeveritar i Qeverisë së RM-së, Pens ka theksuar se për SHBA-në me rëndësi të madhe janë proceset demokratike edhe në pjesën e luftës kundër korrupsionit, mediave të lira, vitalizimit të shoqërisë civile, menaxhimit të mirë.

“Qëndrimi i nënpresidentit Pens është se kryeministri Zaev i udhëheq proceset reformuese dhe integruese me energji pozitive dhe entuziazëm që janë në pajtim me nevojat e rajonit për gjeneratën e re të liderëve të liruar nga e kaluara, të cilët shikojnë në të ardhmen e qytetarëve të tyre dhe vendit të tyre”, kumtoi pres-shërbimi.

Средба Заев и Пенс

Kryeminstri i Maqedonisë,sot në Podgoricë ka qenë kryesues i Samitit të vendeve të Kartës së Adriatikut dhe bashkënikoqir së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq

Në delegacionin e tij janë edhe zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska Jankovska, zëvendëskryetari i Qeverisë, i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë dhe sistem politik, Hazbi Lika, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe deputeti Stevo Pendarovski.

“Vlerësimi i përgjithshëm nga Samiti është se rajoni tregon solidaritet të madh të ndërsjellë që e ka mbështetjen e SHBA-së, të cilat, siç transmetoi edhe nënpresidenti Pens, qëndrojnë së bashku me Republikën e Maqedonisë dhe me të gjitha vendet-anëtare dhe vëzhguese të Grupit të Adriatikut në stabilitet, prosperitet dhe integrimet euroatlantike”, thekson Qeveria në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button