Alimi: “Kemi forcë për të përmbysur rezultatin”

Mesfushori kumanovar flet me respekt për ekipin lituanez, mirëpo beson fuqishëm në potencialin e Shkëndijës, që sipas tij është e denjë të përmbysë humbjen 2:1 në ndeshjen e parë me Trakain.

“Kuqezinjtë” zhvillojnë përgatitjet përfundimtare para ndeshjes së kthimit me Trakain në kuadër të raundit të tretë të eliminatoreve të UEFA Europa League.
“Vazhdojmë serinë e ndeshjeve europiane të enjten me Trakain, por ne duam të vazhdojmë qëndrimin në UEFA Europa League. Kemi rezultat aktiv nga ndeshja e parë kur arritëm të shënojmë si mysafirë, por gjithsesi humbja si humbje na detyron të jemi ne ekipi që duhet të ndjek rezultatin. Nuk do të jetë aspak e lehtë pasi edhe rivali ka planet e veta, por besoj fuqishëm se nëse ne do të jemi në nivelin tonë, në fund do të marrim rezultatin e dëshiruar për tu futur për të dytin vit me rradhë në play off të UEFA Europa League“, shprehet Armend Alimi.

Skuadra dje zhvilloi seancën e fundit stërvitore në Tetovë, ndërsa prej sot ekipi është transferuar në jug-lindje të vendit për të pritur revanshin me lituanezët që luhet nesër në Strumicë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button