Aksident trafiku në Strazhë, lëndohen pesë persona

Pesë persona janë lënduar nga një aksident në Strazhë i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:30 minuta, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave fillestare me të cilat disponon Policia, një furgon me targa të panjohura nga arsyet e panjohura ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Personat e lënduar janë dërguar në Spitalin e Gostivarit ku u është dhënë ndihmë mjekësore, por tani për tani nuk ka informata zyrtare për gjendjen e tyre shëndetësore.

Jo-zyrtarisht të lënduarit janë anëtarë të një familje nga Bjellorusia, në mesin e të cilëve ka pasur edhe persona të mitur.

Nga Policia shtojnë se ekspertiza është në rrejdhë pas së cilës do të tregohen detajet. Ndalesa në rrugë për shkak të aksidentit, nuk ka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button