VMRO-DPMNE përgatit ligj për vauçerë për studentët

“Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të dorëzojnë ligj për dhënien e bonove me vlerë – vauçerë për studentë”, deklaroi sot Dragan Donev nga VMRO-DPMNE i cili në fillim të konferencës së Maqedonisë në emër të VMRO-DPMNE-së ua ka uruar qytetarëve festën e Ilindenit, njofton Portalb.mk.

“Me propozim-lgijin që e kemi dorëzuar propozojmë që të jepet bono me vlerë – vauçerë për sigurimin e kompjuterëve për studentët e rregullt nga familjet që të ardhurat mujore nuk e tejkalojnë pagën mesatare neto, gjegjësisht 45.344 denarë neto të ardhura dhe të cilët për herë të parë janë regjistruar në vitin e tretë dhe të katërt të studimeve në arsimin e lartë në institucionet arsimore në Maqedoni. Plotësisht në këtë propozim-ligj parashohim bono me vlerë – vauçerë edhe për studentët të cilët janë të evidentuar si persona me aftësi të kufizuara, ndërkaq janë regjistruar në cilindo vit të studimeve në arsimin e lartë”, tha Danev.

Ai tha se të gjithë studentët që i plotësojnë kriteret me këtë propozim-ligj do të mund të aplikojnë në fakultetet e tyre, ku pas mbarimit të identifikimit të tyre, në bazë të numrit të indeksit dhe letërnjoftimit do të munden t’i marrin vauçerët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button