Gruevski e ka informuar Borisovin: VMRO-DPMNE nuk do ta përkrah Marrëveshjen Maqedoni-Bullgari

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe kryeministri i Bullgarisë dje pasdite kanë realizuar takim në të cilin kanë biseduar për marrëdhënien e mira fqinjësore në fushën e interesit të përbashkët, por edhe për integrimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO, kumtojnë nga VMRO-DPMNE, njofton Portalb.mk.

Gruevski ka theksuar se VMRO-DPMNE është për thellimin e miqësisë me Bullgarinë, për zhvillim ekonomik dhe për bashkëpunim mes popullit maqedonas dhe bullgar.

“Në lidhje me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, Gruevski ka theksuar se VMRO-DPMNE në atë temë ka parime, me vite dhe qëndrime të argumentuara, baza e të cilave është ideja e arritjes së marrëveshjes në të cilën asnjëra palë nuk do të ndjehet fitues ose humbës dhe në të cilën do të realizohej ideja për miqësi të vërtetë, të barabartë dhe bashkëpunim mes dy vendeve dhe popujve. Ai e ka njoftuar Borisovin se në pajtueshmëri me qëndrimin e Komitetit Qendror të partisë, VMRO-DPMNE, nuk do ta përkrah Marrëveshjen që e ka nënshkruar Qeveria marionetë e Zoran Zaevit, ndërkaq për të cilën partia, VMRO-DPMNE ka pasur vërejtje konstruktive dhe serioze, por edhe propozime për përmirësimin e saj”, shtohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

LEXO: U nënshkrua Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë (VIDEO/FOTO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button