Gjermani, shënohet rekord i popullsisë migrante në vitin 2016

Statistikat zyrtare tregojnë se numri i njerëzve me prapavijë migratore gjatë vitit 2016 në Gjermani është rritur për 8.5 për qind dhe tani arrin në rekord 18.6 milionë. Kjo rritje ndërlidhet me fluksin e refugjatëve dhe migrantëve në muajt e parë të vitit 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Institucioni federal për statistika i Gjermanisë, të martën, bëri të ditur se bëhet fjalë për të pestin vit radhazi në të cilin shënohet rritje e numrit të migrantëve. Gjermania ka 82.4 milionë banorë.

Ky institucion definon njerëzit me prapavijë migratore ata të cilët në momentin e lindjes nuk kanë pasur shtetësi gjermane ose njërin nga prindërit që nuk e ka.

Gjermania u ballafaqua me fluks të madh të migrantëve nga Lindja e Mesme dhe pjesët e tjera të botës gjatë vitit 2015 dhe në fillim të vitit 2016. Kjo në një kohë cenoi popullaritetin e kancelares gjermane Angela Merkel. Megjithatë, anketat në prag të zgjedhjeve në Gjermani më 24 shtator tregojnë se konservatorët e saj janë rimëkëmbur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button