Shekerinska – Karakaçanov: Bullgaria e gatshme t’i ndihmojë Maqedonisë të bëhet anëtare e NATO-s

Përforcimi i marrëdhënieve të mira fqinje midis Maqedonisë dhe Bullgarisë është në dobi jo vetëm të dy vendeve por edhe për rajonin dhe mbarë Evropën, u pajtuan ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe homologu i saj bullgar, Krasimir Karakaçanov në takimin bilateral të punës në Shkup, e cila u mbajt pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë midis dy vendeve.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, ministrja Shekerinska u falënderua për reagimin e shpejtë të qeverisë bullgare, e cila ofron ndihmë me helikopterë për shuarjen e zjarreve të cilat e kapluan Maqedoninë. Marrëveshja për ndihmë u arrit në takimin e dy kryeministrave Zaev dhe Borisov ndërsa angazhimi personal i ministrit Karakaçanov mundësoi që ndihma të realizohet menjëherë.

“Kjo tregon se marrëdhëniet e mira midis fqinjëve gjithmonë është në dobi për zgjidhjen e shpejtë të cilitdo problem”, tha ministrja Shekerinska.

Karakaçanov, nga ana tjetër, tha se politikë e Bullgarisë gjithmonë ka qenë ta mbështesë pavarësinë shtetërore të Maqedonisë dhe shtoi se Bullgaria e vë në dispozicion të gjithë përvojën e saj dhe kontaktet për pranim sa më të shpejtë të Maqedonisë në BE dhe NATO.

“Bullgaria dëshiron t’i ndihmojë Maqedonisë. Kontaktet të cilat i krijuam në rrugën tonë drejt BE-së dhe NATO-s mund të jenë të dobishme për ju. Kur Bullgaria, Greqia dhe Maqedonia dhe të gjitha shtetet e rajonit do të jenë pjesë e BE-së problemet do të zgjidhen më lehtë. Për pranimin e Maqedonisë në NATO e ofrojmë ekspertizën tonë dhe këshillat”, tha Karakaçanov.

Ministrat, siç thuhet. dakorduan bashkëpunim të përforcuar në mbrojtje, në pikëpamje të trajnimeve të pjesëtarëve të ARM-së në Bullgari, në arsimin ushtarak dhe avancimin ushtarako – mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP