Tevdovski: Ribalanci bazohet në projektimin e rritjes së BPV-së prej 2,2 për qind

Me ribalancin e Buxhetit shpenzimet për rrugë të Qeverisë dhe institucioneve janë zvogëluar për 122 milionë denarë, ndërsa shpenzimet e tjera (reprezentimet, promovimet ekonomike, reklamimet) për 257 milionë denarë, tha sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski para deputetëve, duke e arsyetuar nevojën për riorganizimin e arkës shtetërore.

Kjo, tha Tevdovski, është një prej qëllimeve kryesore të ribalancit – shkurtimi i shpenzimeve joproduktive të cilat janë në duart e pushtetit dhe sigurimi i hapësirës për masa të cilat do të thonë përforcim i kohezionit social midis qytetarëve dhe mbështetjen e ndërmarrjeve vendore.

“Deficiti buxhetor është projektuar në 18,57 miliardë denarë ose në shumë relative prej 2,9 për qind të BPV-së. Shpenzimet e përgjithshme janë rishikuar për 1,5 për qind te poshtë, gjegjësisht për 2,87 miliardë denarë, ndërsa kontributet sociale në pajtim të realizimit pritet deri në fund të vitit të kenë rritje të vogël në raport me buxhetimin e iniciuar. Shpenzimet, nga ana tjetër, të dedikuara për mallra dhe shërbime janë shkurtuar për rreth dy miliardë denarë në raport me projeksionin inicial me Buxhetin, ndërsa shërbimet e dakorduara janë zvogëluar madje për 902 milionë denarë, pa shërbimet shëndetësore përmes Fondit për Shëndetësisë”, theksoi ministri.

Me ribalancin shpenzimet kapitale rishikohen në 23,4 miliardë denarë për shkak të nivelit të ulët të realizimit në gjashtë muajt e parë të vitit (8,7 miliardë denarë). Është bërë zvogëlim i mjeteve tek projektet kapitale të cilat kanë dinamikë të zvogëluar të realizimit të aktiviteteve në gjysmën e parë të vitit.

1,2 miliardë denarë shtesë shtohen në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor për shkak të pagesës së papenguar të pensioneve dhe shpenzimeve në tranzicion për shtyllën e dytë pensionale, si dhe 200 milionë plotësues për pagesën në kohë të të gjitha të drejtave të garantuara sociale të popullatës. Për përforcimin dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore të qytetarëve, janë alocuar 600 milionë denarë shtesë në Fondin për sigurim shëndetësor.

Janë siguruar edhe mjete për subvencionimin e pagës minimale me qëllim që ajo të rritet në 12.000 denarë nga shtatori. Me këtë masë parashihet mbështetje për punëdhënësit në shumë prej rreth 70 për qind të rritjes së nevojshme të bruto pagës.

“Ribalanci bazohet në projektimin më konservativ të rritjes së BPV-së reale prej 2,2 për qind në vitin 2017 kundrejt parashikimeve të të gjitha institucioneve relevante vendore dhe ndërkombëtare, Bankës Popullore prej 2,5, Bankës Botërore prej 2,8 apo Komisionit Evropian prej 2,9 për qind. Me këtë e tregojmë qëllimin tonë për ta ndërprerë praktikën e projektimeve makroekonomike shumë optimiste si bazë për të ardhura dhe shpenzime të planifikuara më të larta. Qëllimi ynë është projeksioni makroekonomik real dhe i realizueshëm e cila do të jetë baza më e mirë për projektimin e të ardhurave dhe shpenzimeve”, nënvizoi ministri.

Shembulli më i mirë për marrjen e komoditetit të bartësve të pushtetit, sipas tij, është me shpenzimet e Qeverisë. “Mallrat dhe shërbimet e këtij institucioni zvogëlohen prej në 792 milionë denarë të projektuara në 266 milionë denarë. Këto janë mjete të cilat janë planifikuar të shpenzohen për fushata, emetime dhe ritransmetime të spoteve publicitare jashtë vendit, si dhe për sistemim selektiv të disa organizatave të caktuara të qytetarëve. Vlerësojmë se kjo është dëshmia më e mirë për përcaktimin e fuqishëm të qeverisë së re për punën ekonomike me paratë e popullit”, theksoi Tevdovski.

Për politikat dhe masat aktive për mbështetjen e punësimit në sektorin privat, në mënyrë shtesë janë alocuar 112 milionë denarë dhe ato do të jenë 667 milionë denarë. Për krahasim me realizimin e tyre në vitin 2016 ishte 366 milionë denarë, ndërsa në vitin 2015, 376 milionë denarë, përmendi ministri.

Ribalanci parasheh edhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe mbështetjen e investimeve vendore grinfild prej rreth 135 milionë denarë deri në fund të këtij viti, mbështetjen e turizmit vendor përmes subvencionimit të punëtorëve ne të ardhura të ulëta në shumë prej 60 milionë denarë, zgjidhjen e sigurimit material të punëtorëve të falimentuar, heqjen e taksës radiodifuzive, mbështetjen e IPA projekteve në shumë prej 500 milionë denarë për pjesëmarrje buxhetore dhe tërheqjen e donacioneve me qëllim që të sigurohet intensifikimi i aktiviteteve të mbështetura prej BE-së në periudhën e parainkuadrimit, si dhe shfrytëzimin sa më të madh të fondeve evropiane.

Shtoi se ruhet vlerësimi për shkallën mesatare të inflacionit prej një për qind, gjegjësisht deflatorin e BPV-së prej 1,4 për qind.

Kufizimet e para, siç potencoi Tevdovski, do të jenë në pjesën e borxheve të pashlyera të cilat së bashku me 31 majin 2017, do të jenë 22,4 miliardë denarë apo 364 milionë euro, ndërsa të dytat janë në pjesën e marrëveshjeve të dakorduara për projekte vijuese apo të ardhshme për prishjen eventuale të së cilave, tha, shteti duhet të paguaj penale.

Shumë të larta janë, shtoi edhe obligimet e institucioneve arsimore lokale, ministritë e Shëndetësisë, Punëve të Brendshme dhe Arsimit.

“Jemi duke bërë shqyrtim real të shpenzimeve të realizuara dhe në bazë të kësaj, përshtatjen e tyre në gjysmën e dytë të vitit, duke u udhëhequr nga mundësia për realizimin e tyre”, theksoi Tevdovski.

Lidhur me pagesën e borxhit, tha se është 18,3 miliardë denarë në vitin 2017.

Debati kuvendor për ribalancin e Buxhetit mund të zgjasë më së shumti pesë ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button