I nxehti afrikan në Itali, në 48 orët e ardhshme 16 qytete me temperatura rekord

Alarm i kuq për 16 qytete italiane në ditët mes të martës dhe të mërkurës, i vendosur nga Ministria e Shëndetësisë, në bazë të parashikimeve meteorologjike, që njoftojnë për temperatura të nxehta pothuajse në të gjithë gadishullin nga veriu në jug.

Qytetet me temperatura më të larta të martën do të jenë Roma, Frosinone, Pescara e Campobasso, të cilave të mërkurën do u bashkohen edhe Bari, Bologna, Bolzano, Brescia, Cagliari, Firenze, Latina, Milano, Napoli, Perugia, Rieti e Viterbo.

I nxehti afrikan, i pesti në ketë stinë, do të jetë i jashtëzakonshëm për kohëzgjatjen, intensitetin dhe shtrirjen e tij. Kjo që sapo ka filluar do të jetë java më e nxehtë e verës me temperatura më shumë se 40 gradë celcius. E gjithë Italia do përfshihet nga i nxehti dhe qytetet me temperatura më të larta do të jenë Bolonja, Firence, Alghero dhe Roma.

Rekordin e ka arritur Ferrara, në të cilën temperatura e perceptuara ka qenë 46 gradë në orën 18, ditën e djeshme, sipas të dhënave të Aeronautica Militare, edhe pse termometri shënonte 35 gradë, transmeton tgcom24.

Rekord absolut për Capo San Lorenzo, në Sardenja, perceptuar me 49 gradë në orën 16 dhe temperaturë reale në 33 gradë.
Në Termoli temperatura deri në 45 gradë në orën 18. Gjithmonë sipas Aeronautica Militare, temperaturat kanë arritur nivelet 40 gradë në vende të ndryshme, 43 në Trapani, 38 në Romë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button