Kërcënohen me jetë Thaçi, Kurti, Ahmeti e Tërnava (Foto)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i pari i bashkësisë islame, Naim Tërnava dhe deputeti Albin Kurti janë kërcënuar publikisht, me anë të grafiteve nga njerëz të panjohur.

Shkak i këtyre kërcënimeve sipas shënimeve është xhamia e cila është planifikuar të ndërtohet në Dardani.

Nëpërmjet këtyre grafiteve, të vendosura në muret e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, të katër këta persona janë kërcënuar me jetë.

Përderisa në njërin prej grafiteve thuhet “Vdekje Naim Tërnavës e Hashim turkut”, në të tjerë kryetari i kryeqytetit kërcënohet në këtë formë: “Do të vritesh o qen, poshtë VV e Albin talebani”, shkruan Zeri.

Madje, në këto shkrime, thuhet se do të derdhet gjaku e nuk do të lejohet të ndërtohet xhamia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button