UNICEF: Në rrezik shkollimi i më shumë se 4 milionë nxënësve në Jemen

Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) paralajmëron se në në vitin e ri shkollor një numër i madh i institucioneve ku arsimohen rreth 4.5 milionë nxënës për shkak të mospagesës së pagave të punonjësve në Jemen nuk do të mund t’i hapin dyert e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga rrjeti social i UNICEF-it thuhet se “Nëse nuk paguhet paga një vjeçare e mësimdhënësve, 4.5 milionë fëmijë nga Jemeni do të mbesin pa mësim në vitin e ri shkollor”.

Lëvizja Husi, e cila është kundërshtare e qeverisë në Jemen, po i konfiskon burimet e të ardhurave në rajonet ku ka marrë kontrollin. Për këtë arsye thuhet se shërbyesit civilë të Ministrisë së Arsimit nuk kanë arritur të marrin pagat e tyre që nga muajt e fundit të vitit të kaluar.

Sindikata e Edukimit dhe Arsimit në kryeqytetin jemenas Sana, duke vënë në dukje se mësimdhënësit punojnë pa paga për 9 muaj, i bëri thirrje shërbyesve civilë nga fusha e arsimit të fillojnë grevë urie.

Jemeni për më shumë se dy vite është skenë e përleshjeve në mes të Lëvizjes Husi dhe qeverisë legjitime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button