Londra i hedhë poshtë sugjerimet për marrëveshje tregtare me BE-në sipas shembullit të Norvegjisë

Kabineti i kryeminutres britanike Tereza Mej i hodhi poshtë sugjerimet që u praqitën në opinionin vendor se Britania e Madhe do të mund të kyçte marrëveshje për tregti me BE-në, sipas shembullit të atij që e ka Norvegjia.

Kjo marrëveshje e norvegjezëve me Brukselin i mundëson këtij vendi qasje të lirë drejt tregut të vetëm të BE-së.

Norvegjia nuk është anëtare e Unionit, nuk merr pjesë në sjelljen e vendimeve të BE-së, por është e obliguar t’i pranojë pjesën më të madhe të rregullave themelore evropiane për integrim, përfshirë edhe lëvizjen e lirë të njerëzve, të fuqisë punëtore dhe migrantëve.

Mundësinë e këtillë për Britaninë e Madhe javën e kaluar në mënyrë idnirekte e paralajmëroi ministri i Financave FIlip Hamond në disa paraqitje të tij publike në mediuemt britnaike.

Duke folur për periudhën e transicionit pas marsit të vitit 2019 dhe daljes formale të Britanisë së Madhe nga BE-ja, Hamond insistoi se ende nuk ka vendime përfundimtare për modelin për atë se si do të duken marrëdhëniet e ardhshme britaniko-evropiane dhe për migrantët nga BE-ja.

Disa nga mediumet, të cilat u referohen burimeve tlë tjera të veta në Qeveri dhe në partinë konservatore, pas kësaj pohonin se gjatë periudhës transitore do të vazhdojë hyrja e lirë e migrantëve nga BE-ja, si dhe se vendi do të insistojë të sigurojë qasje drejt tregut të lirë.

Ministri Hamond i cili është euroskeptik si edhe gjithë të tjerët në Qeveri, megjithatë në opinionin vendor konsiderohet si politikan pragmatik, i cili konsideron se Brekziti nuk guxon të shkaktojë probleme ekonomike, ikje të investuesve apo vështirësi për popullatën.

Interpretimet e këtilla në mediume, shkaktuan reagim të “brekzitorëve” të fuqishëm në Qeveri, që i kryesojnë ministri për tregti të jashtme, Liam Foks dhe shefi i Forin Ofisit, Boris Xhonson, të cilët konsiderojnë se të gjitha hapat të cilat do të lënë dyshim për shtyerje të ndryshimeve do të thonë “tradhti” ndaj rezultateve nga referendumi i vitit të kalaur për BE-në.

Mediumet londineze zbulojnë se Qeveria edhe më tej është e ndarë thellësisht rreth Brekzitit të “fundamentalistëve” dhe “pragmatistëve”, kështu që konsdierohet se reagimi i Dauning strit 10 ka për qëllim që të qetësohen debatet e brendshme që ekzistojnë në opinion rreth Brekzitit.

Londra zyrtare prej fillimit insiston në braktisje të plotë të BE-së dhe në arritje të marrëveshjes për tregti të lirë mes Britanisë së Madhe dhe Unionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button