LG Q6 del në shitje më 2 gusht
I shpalosuri më herët gjatë muajit, Q6, telefoni i ri i LG-së, pritet që të lansohet këtë javë.
Pajisja do të dalë në shitje nga 2 gushti, me Korenë Jugore që do të jetë tregu i parë, përcjell Koha.net.
Telefoni do të jetë në dispozicion për rreth 375 dollarë.
Në Evropë, pajisja do të dalë në shitje në fund të muajit gusht.