Pse Donald Trump nuk e mban unazën e martesës?

Vëmendja nuk i ka munguar kurrë, edhe pse për keq në shumicën e rasteve. Zgjedhja e tij si President, thjesht rriti ndjeshëm numrin e ndjekësve dhe komentuesve të Trump. Përpos studimeve të shumta mbi gjuhën e trupit mes tij e Melania-s, një tjetër fakt që nuk është anashkaluar nga sytë e kritikëve, është mosmbajtja e unazës së martesës nga ana e Presidentit, shkruan Borodo.al.

Sipas psikoterapistit Jeanne Safer, ky gjest, me shumë mundësi, bëhet për të përcjellur diçka tek publiku. “Mund të jetë një sinjal pa koshiencë, për të shfaqur pjekuri nëpërmjet figurës së tij”, ka shpjeguar Safer për New York  Times. Nga ana tjetër, Melania nuk është parë kurrë pa unazën e saj të martesës. Ndërsa, Ivanka Trump, ashtu sikurse dhe meshkujt e tjerë të familjes, nuk e respekton traditën e vendosjes së kësaj bizhuterie, edhe pse shihet që unazën e mban (gjithsesi) në dorën e djathtë. Personazhe të shumtë nuk kanë preferuar t’i qendrojnë besnikë klasikes, duke zëvendësuar unazat me tatuazhe, siç është rasti i Beyonce dhe Jay Z, apo ka dhe nga ata si Princ William, që thjesht nuk dëshirojnë të mbajnë asnjë lloj aksesori në duar…Të paktën, për herë të parë Trump nik qendron i vetëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button