Borxhi publik është ulur për 0,3 për qind

Borxhi publik sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Financave është ulur për 0,3 për qind.
Siç informuan për MIA-n Ministria e Financave sot do të publikohen të dhënat për gjendjen e borxhit në ueb faqen e tyre.
Në përfundim me 30 qershorin e vitit 2017 arrin 3.885,4 milionë euro që paraqet 38 për qind nga BPV, që krahasuar me tremujorin paraprak paraqet ulje për 3,3 milionë euro, gjegjësisht për 0,1 pik për qind, theksojnë nga Ministria Financave.
Shtojnë se borxhi publik më 30 qershorin e vitit 2017 arrin 4.708,3 milionë euro, që paraqet 46,1 për qind nga BPV që krahasuar me tremujorin paraprak paraqet ulje për 31,4 milionë euro, gjegjësisht 0,3 për qind.
“Ministria e Financave ka politikë për menaxhim aktiv me borxhin publik me qëllim të financimit të nevojave të shtetit me shpenzime më të ulëta, gjegjësisht normë më të ulët interesi”, sqaron MF.
Paraprakisht Ministria e Financave e publikoi edhe borxhin e fshehur , i cili në përfundim me 31 maj arrin 363 milionë euro, por shtojnë se pas publikimit borxheve të skaduara ndërsa të papaguara nga ana e institucioneve shtetërore kanë arritur informacione shtesë prej një pjese të institucioneve të cilët nuk kanë skaduar dhe borxhi arrin 364 milionë euro.
“Siç u paralajmërua, Ministria e Financave së bashku me Bankën Botërore punon në planin aksionar si për zgjidhjen e këtij borxhi, ashtu edhe për parandalimin e situatës së këtillë në të ardhmen. Në mënyrë shtesë MF punon në krijimin softuerit i cili në kohë reale do t’i tregojë informacionet për obligimet, me qëllim që ata në kohë të paguhen. Deri tani Ministria nuk ka pasur qasje deri te këto informacione, për herë të parë u kërkuan nga institucionet dhe u publikuan në opinion. Kjo është nisma e parë për zgjidhje të përhershme të problemit dhe parandalimit ai të paraqitet në të ardhmen”, theksuan për MIA-n nga Ministria e Financave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button