Kabul: Zyrtarët thonë se sulmi ka përfunduar, sulmuesit janë vrarë

Zyrtarët afganë thonë se sulmi i sotëm i personave të armatosur kundër Ambasadës së Irakut në kryeqytetin Kabul në Afganistan, ka përfunduar. Për këtë sulm përgjegjësinë e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS).

“Të gjithë sulmuesit janë vrarë”, thuhet në kumtesën e sotme të Minsitrisë së brendshme të Afganistanit, afro katër orë pasi militantët e kishin filluar sulmin e tyre, transmeton REL.

Në kumtesë, po ashtu, theksohet se një oficer i policisë është plagosur lehtë, ndërsa asnjë anëtar i personelit të Ambasadës së Irakut nuk është prekur nga ky sulm.

Ministria tha se sulmi kishte filluar pas një sulmi vetëvrasës në hyrjen kryesore të ambasadës, duke e krijuar mundësinë që tre persona të armatosur të hynin në ndërtesë, që gjendet në lagjen qendrore, Shar-e-Nav, të Kabulit.

Derisa pjesëtarë të sigurisë ende luftonin iundër personave të armatosur, Ministria e jashtme e Irakut njoftoi se diplomatët e lartë irakianë ishin evakuuar në Ambasadën e Egjiptit.

Sulmi ndodhi dy javë pasi Ambasada e Irakut e mbajti një konferencë për gazetarë për ta festuar rimarrjen e qytetit të Mosulit në Irak nga luftëtarët e Shtetit Islamik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button