ISIS e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Kabul
Nga Kabuli i Afganistanit raportohet se forcat e sigurisë po zhvillojnë luftime kundër personave të armatosur afër kompleksit të Ambasadës së Irakut në Kabul, pas një sulmi vetëvrasës.
Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Irakut, Najib Danish, tha se diplomatët irakianë janë të sigurtë dhe se në sulm konsiderohet se ishin të përfshirë tre persona të armatosur.
Grupi ekstremist, “Shteti Islamik” (ISIS), e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, ka raportuar agjencia propaganduese e këtij grupi, Amaq.
Në pamjet e postuara në mediat sociale shihen retë e tymit duke u ngritur në qiell.
Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima eventuale.
Këtë vit në Kabul kanë ndodhur disa sulme vdekjeprurëse, për të cilat janë fajësuar talibanët ose “Shteti Islamik”.