Gjeorgji: Filluan ushtrimet ushtarake masive

Afro 2,800 ushtarë nga Gjeorgjia, Shtetet e Bashkuara dhe 6 vende të tjera, i kanë filluar ushtrimet ushtarake madhore, shkruan REL.

Giorgi Kvirikashvili, kryeministër i vendit mikripitës, Gjeorgjisë, dhe liderët e tjerë, dje thanë se këtë ushtrim e shohin si hap substancial drejt qëllimit të tyre për anëtarësim në NATO.

“Këto ushtrime do ta ndihmojnë Gjerogjinë që të jetë më afër standardeve të NATO-s dhe ta forcoj aftësinë në gjithë rajonin”, tha Kvirikashvili gjatë ceremonisë së hapjes në bazën ushtarake Vaziani, afër kryeqytetit Tbilisi.

Në këto ushtrime, që zgjasin dy javë, marrin pjesë edhe ushtarët nga Britania, Gjermania, Turqia, Ukraina, Sllovenia dhe Armenia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button