Sonte përfundon “Vera e Shkupit” me koncert të grupit “Foltin”

Me koncert nga grupit “Foltin” sonte përfundon në Suli han edicioni i sivjetmë i Verës së Shkupit.

Foltin është një nga grupet më të njohura nga Maqedonia. Ekziston nga viti 1997. Pas vetes ka shtatë albume, muzikë për mbi 20 shfaqje teatrale dhe performanca të shumta në Maqedoni, Kroaci, Italia, Austri, Slloveni, Serbi, BeH, Shqipëri, Bullgari, Francë, Gjermani, Hungari, Angli, Liban, Holandë, Belgjikë, Turqi dhe Çeki.

Muzika e Foltin zakonisht përshkruhet si  gaztore, e pasionuar, me atmosferë të nxehtë vallëzimi. Përveç në gjuhën maqedonase, këndojnë edhe në të ashtuquajturën “esperanto spontane”, përzierje e imagjinuar ose imitim fonetik i gjuhëve të huaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button