FPM: Ka ardhur koha që Gruevski të largohet nga pozita e liderit të VMRO-së

“Ka ardhur koha që Gruevski të largohet nga pozita e liderit të VMRO-DPMNE-së, ndërrimi i Komitetit ekzekutiv që është bërë pa debat brenda në vet partinë dhe kjo është një dëshmi se partisë i është e domosdoshme ndryshimi i Statutit”, thonë nga Shoqata për avancimin e demokracisë “Forumi i Patriotëve Mendjelirë”, njofton Portalb.mk.

“Duam t’i tregojmë Gruevskit se VMRO-DPMNE-ja nuk është veta. Është koha që Gruevski të ndalojë që miqtë e tij t’i vendos në Komitetin ekzekutiv të partisë dhe atë ta tregojë si diçka freskuese”, thonë nga Shoqata e formuar nga anëtarët e VMRO-DPMNE-së, kryetar i së cilës është Vlladimir Zmejkovski.

Ata nëpërmjet kumtesës thonë se Gruevskit nuk do t’i kalojnë më gënjeshtrat dhe manipulimet.

“Këtë herë freskimi juaj do të përjetojë dështim total. VMRO-istave të ndershëm dhe të sinqertë ju ka dalë mbi krye sjellja juaj e pahijshme dhe vendosja e njerëzve të dyshuar dhe me të kaluar të dyshuar në pozita përgjegjëse të trupit dhe organit partiak. VMRO gjithmonë u ka udhëhequr nga intelektual të theksuar, prej kur jeni ju në krye të partisë aty mbizotëron burracaku”, thonë nga “Forumi i Patriotëve Mendjelirë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button