Pesë të vdekur gjatë një sulmi me bomba në Mogadishu

Të paktën pesë persona e humbën jetën, ndërsa 13 të tjerë janë plagosur sot gjatë një shpërthimi të një automjeti-bombë para një stacioni policor në qytetin somalez Mogadishu.
Sipas shefit policor Mohamed Hysein, numri më i madh i viktimave gjatë sulmit janë civilë.

Hysein theksoi se shpërthimi ka ndodhur në një rrugë të frekuentuar në qytet dhe me siguri bëhet fjalë për sulm vetëvrasës me bomba.

Tani për tani askush nuk e ndërmori përgjegjësinë për shpërthimin e automjetit-bombë, për në të kaluarën një grup ekstremistësh të Al Shabab shpesh ka kryer sulme të ngjashme në Mogadishu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button