MPB ka publikuar urdhër arrestet për Grujoskin dhe Boshkoskin

Profilet e të akuzuarve Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkoski të cilët janë në arrati që nga 26 korriku janë publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme në pjesën për “kërkime”.

Sipas profileve të publikuara, i punësuari në DSK Nikolla Boshkoski kërkohet me urdhër të Gjykatës së Apelit në lidhje me hetimin “Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve” dhe “Falsifikim të dokumentacioneve zyrtare”, ndërsa ish eprori i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujoski, kërkohet me urdhër të Gjykatës së Apelit në lidhje me “Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve” dhe “Falsifikim të dokumentacioneve zyrtare”.

“MPB në mënyrë intensive punon në gjetjen e të arratisurve. Janë duke u verifikuar lokacione në Shkup, Mavrovë, Ohër dhe qytete të tjera, dhe janë regjistruar gjithashtu edhe urdhër-arrest ndërkombëtar për të njëjtët”, njoftojnë nga MPB.

MPB më 26 qershor nuk i gjet të dy të akuzuarit e PSP-së “Fortesa” dhe “Target” të cilëve Gjykata e Apelit më 18 korrik u caktoi masën e paraburgimit.

Pasi të akuzuarit nuk u gjetën në shtëpitë e tyre dhe në më shumë lokacione në të cilat ka pasur incidcie se janë duke u fshehur, MPB lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar për ta.

Ndryshe, Gjykata e Apelit në Shkup dhe Gjykata Supreme u ka dhënë një javë ditë që të akuzuarit Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski të kenë mundësi që të mos jenë në shtëpi kur Policia do t’i kërkojë që t’i dërgojë në paraburgim, njofton Portalb.mk. 8 ditë ata nuk u paraburgosën, edhe pse ligji për procedurë penale shkruan se pas shqiptimit të masës ata menjëherë duhet të arrestohen, pa zvarritje, njofton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button